Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

I pafuqishëm, i mbështetur tek truprojat: Berlusconi shtrohet përsëri në spital

Lapsi.al 11 May 2021
I pafuqishëm, i mbështetur tek truprojat: Berlusconi shtrohet

Silvio Berlusconi është shtruar përsëri në spitalin San Raffaele në Milano. Presidenti i Forza Italias dhe pronari i Monzës është kthyer në spital për të kapërcyer pasojat e Covid, i cili e goditi atë vjeshtën e kaluar.

Berlusconi arriti shumë herët këtë mëngjes dhe tani është në dhomën e tij në katin e gjashtë të repartit Diamante. Sipas burimeve pranë stafit të tij shoqërues, Berlusconi nuk ndihej mirë dhe kurohej në një dhomë të pajisur mjekësore në shtëpinë e tij në Arcore. Në spital ai ka mbërritur rreth orës 5 të mëngjesit. Ish-presidenti i Milan u pa të dilte nga makina i lodhur, i mbështetur tek truprojat dhe mjeku që kujdeset për të, profesor Alberto Zangrillo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI