Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

FOTO/ E dashura e la se luante Fortnite, Dele Alli fotografohet në momente intime me vajzën e Guardiolës

Lapsi.al 15 May 2021
FOTO/ E dashura e la se luante Fortnite, Dele Alli  fotografohet në momente

Pep Guardiola është i lumtur për titullin e fituar nga Manchester City i tij dhe i përqendruar për finalen e Champions kundër Chelsea, por faqet e para të tabloidëve angleze mund të mos i kenë pëlqyer shumë. Mesfushori i Totenhemit, Dele Alli është fotografuar duke u puthur në publik me vajzën e teknikut katalanas, ose të paktën kështu pretendohet nga The Sun.

Pretendimi është bërë edhe më i lëkundur nga fjalët e Marias, që i ka thënë miqve se me lojtarin "janë vetëm miq dhe asgjë më shumë". Në fakt, nëse cifti në foto janë ata të dy, kjo bëhet e vështirë për tu besuar.

Fantazisti i Spurs, që vetëm pak kohë më parë është ndarë nga 23-vjeçarja Rubi Mae, që e akuzoi se ai "kalonte shumë kohë duke luajtur Fortnite", është fotografuar duke u puthur me një vajzë, e cila raportohet të jetë Maria. Të dy janë me shpinë dhe është vështirë të identifikohen, por sipas The Sun, Dele Alli i është afruar vajzës së Guardiolës në një lokal dhe pas një bisede të gjatë shkëmbyen edhe puthjen, që nuk i ka shpëtuar reporterëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI