Flash

“Kishin kthyer shtëpinë në një laborator droge”/ Dy shqiptarë bien në prangat e policisë italiane

Lapsi.al 8 October 2021
“Kishin kthyer shtëpinë në një laborator droge”/

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në Milano. Ata akuzohen për posedim dhe shitje droge. Mediat italiane raportojnë se në pranga ranë shtetasit me inicialet B.L., 45 vjeç dhe J.S., 27 vjeç. Ishin efektivët e Komisariatit Garibaldi në Venezia, të cilët pas një hetimi disa javor, mësuan se një person mbante një sasi droge në apartamentin e tij.

Ata arritën të pikasnin 45-vjeçarin brenda makinës së tij, ndërsa po i dorëzonte një personi (27 vjeç) një zarf në ngjyrë të kuqe. Pas një kontrolli të befasishëm, policët më pas arritën të zbulonin dy pako me heroinë dhe një sasi prej 2 mijë eurosh që ishin fshehur në çantën e tij të shpinës. Ndërsa pas kontrollit në banesën e tij në rrugën Ruçellai, agjentët gjetën dhe sekuestruan 19 kg kokainë, 20 kg heroinë, 160 kg lëndë prerëse, rreth 5,500 material për përpunimin dhe paketimin e drogës. Droga e sekuestruar do të kishte sjellë rreth 3 milionë euro në treg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI