Flash

4 të arrestuar në Tiranë për drogë, vjedhje dhe dhunë në familje

Lapsi.al 2 November 2021
4 të arrestuar në Tiranë për drogë, vjedhje dhe

Policia e Tiranës ka vënë në pranga disa persona për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. Z, 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë kanabis. Ndërkohë, pas hekurave ra dhe 29-vjeçari me inicialet F. E., i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë të ftohtë (thikë);

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i 33-vjeçarit me inicialet V. D, pasi në banesë, në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim E. S, 38 vjeç (i kapur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, i kryer në bashkëpunim. Më datë 01.11.2021, shtetasi S. H, kallëzon se në rrugën “Ostreni”, është kanosur nga një person i paidentifikuar. Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI