Flash

Sekuestrohen 11 kg kokainë dhe mijëra euro në një dyqan perimesh në Greqi, arrestohen 5 persona

Lapsi.al 3 November 2021
Sekuestrohen 11 kg kokainë dhe mijëra euro në një dyqan

Policia e Greqisë ka sekuestruar 11 kilogramë kokainë.

Në pranga kanë rënë 5 grekë dhe një person i një tjetër etnie. Droga e sekuestruar është gjetur në një dyqan fruta-perimesh në zonën e Pireut, ku veç kokainës janë gjetur edhe 200 mijë euro.

Sipas një njoftimi të Policisë Helenike, organizata kriminale e shpërbërë ishte aktive në furnizimin dhe trafikun e mëtejshëm të sasive të konsiderueshme të kokainës në rajonin e madh të Atikës.

Në këtë kuadër janë arrestuar pesë grekë të moshës 20, 38, 49, 63 dhe 65 vjeç dhe një i huaj 37 vjeç në zonat e Pireut dhe Halandrit. Nga mënyra se si operonin, grupi është cilësuar si i mirëstruktuar. Ata priten të gjithë të dalin para Gjykatës së Pireut, ku dhe do i jepet dënimi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI