Flash

Vetingu në politikë/ Basha: Zgjidh korrupsionin dhe krizën ekonomike

Lapsi.al 9 November 2021
Vetingu në politikë/ Basha: Zgjidh korrupsionin dhe krizën

Kreudemokrati Lulzim Basha ka përsëritur qëndrimin për vetingun e politikanëve, që sipas tij do të zgjidhë krizën ekonomike dhe korrupsionin në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se buxhetti është në funksion të PPP-ve klienteliste dhe jo për familjet dhe sipërmarrësit. Basha thotë se një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme.

Sipas Bashës kjo krizë po varfëron qytetarët dhe po largon të rinjtë e të rejat nga vendi.

“Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vetingu në politikë!”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI