Flash

Fati i nesërm i Bashës/ Përplasen fort Salianji me Bylykbashin

Lapsi.al 25 November 2021
Fati i nesërm i Bashës/ Përplasen fort Salianji me Bylykbashin

"Në 11 dhjetor, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do shkarkojë Lulzim Bashën". Kështu u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi i ftuar në 'Opinion', duke komentuar krizën që po kalon PD. Kuvendi Kombëtar veprimin e parë që bën ngre komisionin e vet dhe verifikon firmat se i verifikon për veten e vet, sepse kryetari mund të jetë në konflikt interesi, është kryetari për t'u shkarkuar. Pasi verifikohet kourumi merren vendimet, do ndryshohet statuti dhe gjëja me e sigurt fare është që Lulzim Basha do të shkarkohet. Më pas Kuvendi merr masa për të zgjidhur të gjitha çështjet,”- tha Bylykbashi.

Por Salianji përballë tij e ka hedhur poshtë këtë ide. "Kryetari mund të shkarkohet vetem pasi kuvendi të ndryshojë statutin, por që të ndryshohet statuti duhet që ndryshimet të regjistrohen në gjykatë dhe vetëm pastaj të vendoset për fatin e kryetarit" tha ai.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI