Flash

Grabitje në Tepelenë/ Tre persona i vjedhin një shumë parash pensionistit në banesë

Lapsi.al 28 November 2021
Grabitje në Tepelenë/ Tre persona i vjedhin një shumë parash

Një grabitje ka ndodhur pas mesnatës në Tepelenë. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 00:20, teksa shtetasi A. M., 68 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, ka njoftuar se rreth orës 21:45 të datës 27.11.2021, në banesën e tij kanë shkuar tre shtetas të paidentifikuar (të pamaskuar dhe të paarmatosur), të cilët i kanë marrë shumën 200.000 lekë të reja.

Shtetasi A. M. ka kallëzuar para shërbimeve të Policisë se ka qenë i vetëm në banesë dhe tre personat e paidentifikuar nuk kanë ushtruar dhunë mbi të.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI