Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Varianti i ri, Filipçe: Monitorojmë situatën, nuk do të ketë masa të reja

Lapsi.al 29 November 2021
Varianti i ri, Filipçe: Monitorojmë situatën, nuk do të

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe  këtë të  hënë ka reaguar në lidhje me masat e reja që do të merren, për të shmangur përhapjen e rasteve të reja me Covid dhe rrezikut nga varianti i ri.

Filipçe është shprehur se varianti i ri është lehtësisht i transmetueshëm ndaj duhet që të bëjmë kujdes.

“Disa vende, kane marrë masa. Ne akoma mbetemi në qëndrimin se nuk ka informata të mjaftueshme për të ndërmarr masa të reja. Edhe pse OBSH-ja thotë se varianti i ri “omicron” është lehtë i transmetueshëm. Restrikcione të tipit, mbyllje të kufijve nuk do të ketë. Shihet qartë se variante të tjera do të ketë edhe në të ardhmen. Mbetemi në masat e njëjta, por kuptohet gjithnjë duke monitoruar situatën”, ka thënë Filipçe.

Ndër të tjera ai ka paralajmëruar se nesër pritet që të diskutojë në lidhje me të gjithë masat e reja që ndërlidhen me Covid.

Megjithatë sipas tij fokusi do të mbetet në propozimin e ri për bonus shtesë për mjekët amë që do t’i motivojnë pacientët të vaksinohen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI