Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

KLSH klasifikoi 50% të institucioneve më të rëndësishme në vend me risk të lartë në zbatimin e ligjit dhe përdorimit të fondeve

Lapsi.al 1 December 2021
KLSH klasifikoi 50% të institucioneve më të rëndësishme

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka klasifikuar për audit 120 institucione këtë vit, gjysma e të cilave (rreth 50%) u vlerësuan me risk të lartë në procesin e zbatimit të ligjit e për rrjedhojë edhe në menaxhimin e fondeve publike. Lista kryesohet nga ministritë e linjës dhe institucionet në varësi të tyre dhe nga ndërmarrjet publike, kryesisht në fushën e energjisë. Lista e institucioneve me rrezik u kryesua nga Ministria e Shëndetësie, e cila u ndoq nga Qendra Spitalore “Nënë Tereza”.

Më tej në radhë vijnë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria për rindërtimin, Ministria e Arsimit, Agjencia Kombëtare Burimeve Natyrore (AKBN), Agjencia Kombëtare e Informacionit (AKSHI), Ministria e Bujqësisë, AZHBR, KQZ-ja, Shërbimi i provës, Koncesioni “Rruga e Arbrit”, Drejtoria e Policisë.

Me rrezik të lartë në zbatimin e ligjit u vlerësuan gjithashtu spitalet kryesore publike në vend, kompanitë e Energjetikes, OST, OSHEE, Albetrol, Drejtoria e Ujësjellësve. KLSH vlerësoi me rrezik të lartë për përputhshmërinë me ligjin disa projekte të mëdha në investimet publike dy prej të cilave koncesione PPP. Psh koncesioni i rrugës së Arbrit dhe Inceneratorit të Tiranës u vlerësuan me rrezik të lartë, gjithashtu në këtë nivel risku u vlerësua investimi në rrugën e re Qukës-Qafë-Plloçe, kostot e së cilës kanë dalë jashtë kontrollit.

Me rrezik të lartë zbatimi u vlersua edhe projekti “Lidhja e rrugëve sekondare dhe lokale: që nisi në vitin 2018, projekti “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor” 2025, projekti “Furnizimi me ujë i zonave rurale III”. Nga 120 institucionet e programuara për kontroll vetëm pesë prej tyre u kategorizuan me rrezik të ulët të shpërdorimit të ligjit dhe fondeve. Ato ishin Agjencia Kombëtare e Bregdetit, ALUIZNI dhe Hipoteka Korçë, Agjencia e Zonave të Mbrojtura dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.

KLSH sqaron se, çdo Departament Auditimi dhe Drejtori, përpilon Regjistrin e Riskut, për të cilat Kryetari i KLSH-së ka nxjerre Udhëzimin nr.1 datë 13.01.2014, në zbatim të te cilit është përgatitur dhe një Udhërrëfyes i hollësishëm që lidhet me “Menaxhimin e Riskut”. Në përcaktimin e risqeve të auditimit angazhohet i gjithë stafi auditues duke filluar nga audituesit sipas detyrave, që në fazën e hartimit të programit të auditimit. Këto risqe diskutohen në nivel departamenti/drejtorie dhe seleksionohen./Monitor

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI