Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Të përfshirë në blerjen e votave në Dibër, dënohen me nga një vit burg Denis Xholi dhe Albjon Ceku

Lapsi.al 1 December 2021
Të përfshirë në blerjen e votave në Dibër,

Denis Xholi dhe Albjon Ceku janë dënuar sot me nga 1 vit burg secili për veprën penale ‘korrupsion aktiv’ në zgjedhje në bashkëpunim. Vendimi është dhënë sot nga GJKKO.

Xholi dhe Ceku janë dënuar me 18 muaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar masa ka shkuar në 12 muaj heqje lirie.

Kujtojmë që simpatizantë të Partisë Demokratike, bllokuan më 22 prill të këtij viti në Maqellarë mjetin me të cilin udhëtonin Denis Xholi e Abjon Ceku. Gjatë kontrollit të policisë u gjetën 5 milionë lekë të vjetra, materiale udhëzuese për të votuar dhe postera elektoral.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI