Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Improvizoi grabitjen e 200 mijë lekëve, arrestohet 32-vjeçari në Tepelenë

Lapsi.al 3 December 2021
Improvizoi grabitjen e 200 mijë lekëve, arrestohet 32-vjeçari

32-vjeçari Stilian Muha, është arrestuar nga policia e Tepelenës pasi bëri njoftim të rremë duke improvizuar vjedhjen e një shume parash.

32-vjeçari kishte njoftuar policinë se disa persona i kishin hyrë në banesë dhe i kishin marrë 200.000 lekë.

Ndërkohë pas hetimeve për zbardhjen e kësaj ngjarjeje rezultoi se Stilian Muha kishte bërë njoftim të rremë. Po nga hetimet rezultoi se ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 300 gramë lëndë narkotike kanabis dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.

 

 

Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., babai i shtetasit 32-vjeçarit.

"Bëri njoftim të rremë, duke improvizuar vjedhjen e një shume parash, vihet në pranga 32-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia i gjeti dhe i sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.

Procedohet penalisht edhe babai i tij.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e datës 27.11.2021, nga shtetasi S. M., se disa persona i kishin hyrë në banesë dhe i kishin marrë 200.000 lekë, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe rezultoi se shtetasi S. M. ka bërë njoftim të rremë, duke improvizuar ngjarjen e grabitjes së shumës së parave.

Po nga hetimet rezultoi se ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 300 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.

Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., babai i shtetasit S. M.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, “Njoftimi i rremë në organet e rendit“ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”", njofton policia.

Të këshilluara

Dorëhiqet kryedemokrati i Lezhës, Zef Gjoka

Kryetari i PD-së së Lezhës, Zef Gjoka është larguar nga detyra nëpërmjet dorëheqjes. Vendimi është marrë sëfundmi, ku Gjoka ka zgjedhur të mos drejtojë më PD-në...

11:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI