Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ndërtimet pa leje në Elbasan, arrestohen edhe 2 inspektorë dhe 6 persona të tjerë

Lapsi.al 3 December 2021
Ndërtimet pa leje në Elbasan, arrestohen edhe 2 inspektorë dhe 6

Dy inspektorë të tjerë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe 6 persona të tjerë janë vënë në pranga, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe ndërtim pa leje. Sipas policisë, në pranga janë vënë: – D. Z., 28 vjeç dhe A. Z. 34 vjeç, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan, të dyshuar për veprën penale” Shpërdorimi i detyrës“:

– I. Ç., 33 vjeç, Xh. P., 23 vjeç, K. Gj., 35 vjeç, A. D., 39 vjeç, Sh. V., 35 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi T. P., 64 vjeç, banues në Kuqan, pronar i një hoteli në Llixha, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Reshje bore dhe shiu

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qendre ciklonare në veri të Adriatikut me ndikim deri në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit. Për pasojë: orët e para të d...

07:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI