Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

U lëndua gjatë tentativës së grabitjes në Lezhë, arrestohet në spital 22-vjeçari

Lapsi.al 3 December 2021
U lëndua gjatë tentativës së grabitjes në Lezhë,

Policia ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër kanë tentuar të grabisin një banesë në fshatin Zejmen, në Lezhë. Bashkëpunëtori i 22-vjeçarit, shtetasi me inicialet A.Zh., ishte arrestuar në flagrancë nga policia ndërsa i riu ishte në kërkim. Dy të lartpërmendurit, kanë tentuar të grabisin banesën e shtetasit Z.Th., më datë 09.11.2021, në Zejmen Lezhë.

Sipas uniformave blu, 22-vjeçari me inicialet E.H., dyshohet të ketë pësuar dëmtime, ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e shtetasit Z. Th. Mësohet se ai është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia, është larguar, por është bërë i mundur ndalimi i tij pranë një spitali privat në Tiranë.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja, mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Reshje bore dhe shiu

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qendre ciklonare në veri të Adriatikut me ndikim deri në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit. Për pasojë: orët e para të d...

07:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI