Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rreziku 'OMICRON'/ Komiteti i Ekspertëve ndalon udhëtimet me 5 vende të Afrikës së Jugut

Lapsi.al 2 December 2021
Rreziku 'OMICRON'/ Komiteti i Ekspertëve ndalon udhëtimet me

Rreziku i shpërndarjes së mutacionit më të ri dhe më të rrezikshëm të Covid-19, i pagëzuar me emrin OMICRON, ka bërë që edhe vendi ynë të marrë masa për të frenuar përhapjen e tij. Ndonëse në konferencën për media Komiteti i Ekspertëve për situatën pandemike ka theksuar se në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të evidentuar apo të dyshuar si mbartës i mutacioni, janë ndaluar udhëtimet me 5 vende të Afrikës së Jugut.

Kësisoj mësohet se Komiteti rekomandoi ndalimin e hyrjes së shtetasve të huaj në Shqipëri me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në vendet e Afrikës së Jugut: Kenia, Angola, Zambia, Senegal dhe Bostëana. Të gjithë shtetasit shqiptar që vijnë në vendin tonë dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes duhet të karantinohen për 14 ditë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI