Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kryeministri Edi Rama merr sot dozën e tretë të vaksinës antiCOVID

Lapsi.al 2 December 2021
Kryeministri Edi Rama merr sot dozën e tretë të vaksinës

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës. Ndonëse dy dozat e para që Rama ka injektuar kanë qenë Pfizer, për dozën e tretë Rama i kërkoi dy operatorëve që të zgjedhin rastësisht dy flakon dhe më pas një punonjës shëndetësorë zgjodhi dozën që iu injektua.

Ditën e sotme u mor vendimi për dozën e tretë jo vetëm për të moshuarit, por për të gjithë personat +18 vjeç. Doza e tretë e vaksinës anti COVID do të jetë e mundur në Shqipëri për të gjithë qytetarët, me kushtin që të kenë kaluar 6 muaj nga bërja e dozës së dytë. Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Dita nis me vranësira

Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore mbizotërojnë veriun  dhe veriperëndimin e vendit duke filluar nga orët e para t...

07:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI