Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Hiqet kufiri mbi 60 vjeç/ Komiteti i Ekspertëve pritet të rekomandojë dozën e tretë për çdo qytetar +18-vjeç

Lapsi.al 2 December 2021
Hiqet kufiri mbi 60 vjeç/ Komiteti i Ekspertëve pritet të

Çdo shqiptar mbi 18-vjeç do të ketë mundësinë që të marrë dozën e tretë të vaksinës antiCOVID duke filluar që nga dita e sotme. Doza e tretë do të bëhet me kushtin që të kenë kaluar 6 muaj nga bërja e dozës së dytë. Lajmi është ndarë nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar edhe një mbledhje sot të Komitetit të Ekspertëve.

Kujtojmë se nga 1 nëntori të moshuarit +60 vjeç filluan të marrin dozën e tretë të vaksinës, ndërsa fëmijët 12-17 vjeç, të shoqëruar nga prindërit, mund ta bëjnë vaksinën. Me ndryshimin e fashës për moshat, njoftohet se kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në ambientet e stadiumit “Air Albania” për marrjen e dozës së tretë të vaksinës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Dita nis me vranësira

Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore mbizotërojnë veriun  dhe veriperëndimin e vendit duke filluar nga orët e para t...

07:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI