Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Parashikimi i motit: Dita nis me vranësira

Lapsi.al 2 December 2021
Parashikimi i motit: Dita nis me vranësira

Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore mbizotërojnë veriun  dhe veriperëndimin e vendit duke filluar nga orët e para të ditës. Duke ju afruar mesditës vranësirat përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë duke gjeneruar shira në zonat perëndimore dhe zonën e ulët por me reshje të pakta dëbore paraqitet veri-verilindja.

Këto kushte atmosferike mbeten thuajse gjatë gjithë natës edhe pse herë pas here do ketë pauz të reshjeve. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16 °C.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI