Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Shefi i Phizer: Vaksinat kundër Covid-19 do të bëhen çdo vit

Lapsi.al 2 December 2021
Shefi i Phizer: Vaksinat kundër Covid-19 do të bëhen çdo

Njerëzit do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit me vite, ka thënë shefi i kompanisë Pfizer, raporton transmetuesi britanik, BBC. Mjeku Albert Bourla, ka thënë se sipas tij vaksinimi i përvitshëm është i nevojshëm për të ruajtur mbrojtjen e lartë kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus. Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, i ka bërë këto deklarata para situatës së krijuar nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron, i cili është identifikuar muajin e kaluar në Afrikën e Jugut. Sipas Bourlas, Pfizer tashmë e ka modifikuar vaksinën me qëllim që të luftojë me variantin Beta, po ashtu të identifikuar në Afrikën e Jugut, dhe variantin Delta të identifikuar për herë të parë në Indi.

Kompania është duke punuar tani në modifikimin e vaksinës si përgjigje ndaj variantit Omicron, e cila, sipas tij, mund të jetë gati për rreth 100 ditë. Sipas tij, vaksinat kanë ndihmuar në shpëtimin e miliona jetëve gjatë pandemisë dhe pa vaksina "do të rrezikohej struktura themelore e shoqërinë sonë’. Deri në fund të vitit 2021, Pfizer pritet të prodhojë edhe tre miliardë doza të vaksinës së saj (mRNA) derisa katër miliardë doza shtesë janë paraparë për vitin 2022. Bourla ka thënë mes tjerash se ka pasur nevojë globale për të mbrojtur njerëzit dhe se "më 2022 shtetet do të mund të kenë doza të vaksinës varësisht nga nevoja"./REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI