Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Municione luftarake, lëndë eksplozive dhe drogë në banesë, kapet 66-vjeçari në Lezhë

Lapsi.al 3 December 2021
Municione luftarake, lëndë eksplozive dhe drogë në

Një 66-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi në banesën e tij janë sekuestruar lëndë narkotike e llojit kanabis, municione luftarake dhe lëndë ekslozive.

Në kuadër të operacionit të koduar “Baza”, është bërë i munduar arrestimi i shtetasit me iniciale SH.B. 66 vjeç.

Policia bën me dije se në banesat e këtij shtetasi është bërë i mundur sekuestrimi i  6 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kanabis, 930 fishekë, 6 kallëpe lëndë eksplozive C-4, 7 granata difensive, 22 ndezës për granata, 99 kapsolla detonatore, pajisje metalkërkuese, kundërgaz ushtarak, 3 krehra dhe 3 aparate celulare.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Dibrës, në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Lurë, është gjetur një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike.

“Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtjes pa leje të municioneve luftarake dhe lëndëve eksplozive.

Operacioni policor i koduar “Baza”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Lezhë.

Sekuestrohen 6 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kanabis, 930 fishekë, 6 kallëpe lëndë eksplozive C-4, 7 granata difensive, 22 ndezës për granata, 99 kapsolla detonatore, pajisje metalkërkuese, kundërgaz ushtarak, 3 krehra dhe 3 aparate celulare, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në bashkëpunim me DVP Dibër, në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Lurë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojmë armë zjarri, lëndë narkotike apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Baza”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 66 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 6 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kanabis, 930 fishekë, 6 kallëpe lëndë eksplozive C-4, 7 granata difensive, 22 ndezës për granata, 99 kapsolla detonatore, pajisje metalkërkuese, kundërgaz ushtarak, 3 krehra dhe 3 aparate celulare. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Dibrës, në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Lurë, është gjetur një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të DVP Lezhë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Reshje bore dhe shiu

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qendre ciklonare në veri të Adriatikut me ndikim deri në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit. Për pasojë: orët e para të d...

07:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI