Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Tragjedi në familje greke/ Vëllai vret motrën, më pas kryen vetëvrasje

Lapsi.al 7 December 2021
Tragjedi në familje greke/ Vëllai vret motrën, më pas kryen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Heraklion e Ri, Greqi ku vëllai fillimisht ka vrarë motrën e më pas ka kryer vetëvrasje. Mediat e huaja shkruajnë se vëlla e motër ishin të rënduar psikologjikisht, pas humbjes së nënës së tyre. Sipas informacioneve ishte vëllai i madh i tyre, i cili gjeti vëllain 34-vjeçar dhe motrën e tij 40-vjeçare të vdekur në banesën e tyre në rrugën Olympias. 34-vjeçari dhe motra e tij mendohet të kenë qenë në gjendje të keqe psikologjike pasi vetëm para 7 muajsh nëna e tyre u nda nga jeta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar arsyet e ksaj tragjedie, ku deri tani janë marrë dëshmitë e fqinjëve, të cilët shprehen se kanë qenë të qetë dhe nuk kanë sjellë probleme. Deri tani autoritetet greke dyshojnë se shkak për ngjarjen e rëndë mendohet të jetë gjendja psikologjike e 34-vjeçarit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI