Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Albin Kurti: Çmimi nuk është rritur për energjinë e prodhuar në KEK, por për atë që importohet

Lapsi.al 19 January 2022
Albin Kurti: Çmimi nuk është rritur për energjinë e

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se janë duke u munduar që të arrijnë edhe një zgjidhje afatgjate lidhur me krizën energjetike në Kosovë. Ai tha se nëse çmimi i energjisë do të ishte rritur në mënyrë lineare, gjendja nuk do të ishte kështu.

“Qeveria të cilën e përfaqësoj dhe e udhëheq ka për qëllim që të ndërmarrë veprime që do të adresojnë edhe efektin e menjëhershëm të kësaj krize por edhe të asaj afatgjate. Nëse çmimi i energjisë do të ishte rritur në mënyrë lineare për të reflektuar kërkesat e sektorit, ne nuk do të ishim në këtë situatë sikurse jemi tani”, tha Kurti.

Kurti u pajtua se rekomandimi i ZRRE-s për çmimet e energjisë elektrike është një barrë e rëndë për qytetarët.

“Megjithatë pasi kjo nuk ka ndodhur ZRRE si autoritet i pavarur ka vënë para nesh zgjidhjen financiare të krizës. Zgjidhja financiare që përfaqëson borxhin e akumuluar nga pjesëmarrësit e sektorit për t’i mbajtur dritat ndezur vjen me një çmim shumë të lartë. Çmimi i prezantuar nga ZRRE-ja është barrë shumë e rëndë për t’u përballur nga qytetarët në Kosovë.

Lidhur me ndarjen e subvencionit prej 75 milionë euro, Kurti tha se i përfshinë si bizneset ashtu edhe konsumatorët shtëpiak.

“Ne do të japim në dispozicion 75 milionë euro subvencion për të mos i prekur fare rritja e çmimit të energjisë konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 kËh në muaj si dhe bizneset e Kosovës. Kemi zvogëluar ndikimin nga rritja e çmimit të konsumatorëve shtëpiak që konsumojnë mbi 600 kËh”, tha ai.

Më tej, kryeministri deklaroi se rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk ka ndodhur tek pjesa e energjisë së prodhuar në Kosovë, por tek ajo e importuar.

“Ngritja e tarifave nuk i ka prekur bizneset. Në këtë mënyrë do të kufizohet ndikimi në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen në ekonominë tonë. Qeveria e Kosovës do ta rrisë mbështetjen për konsumatorët në nevojë që nuk kanë mundësi që të paguajnë. Rritja e çmimit të energjisë nuk ka ndodhur tek pjesa e energjisë së prodhuar në Kosovë. Energjia që konsumatorëve u ofrohet nga prodhimi i KEK-ut ende e ka të njëjtin çmim. Ngritja ka ndodhur në pjesën e importuar. Importi është i lartë dhe kjo e ka rritur koston për gjithë ne”, tha ai./Express

Të këshilluara

Acari nga poli i veriut përfshin Shqipërinë

Një valë dëbore do të godasë rajonin në ditët në vijim, ku temperaturat polare dhe reshjet e dëborës do të përfshijnë edhe Shqipërinë. Ulja e temperaturës do...

23:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI