Flash

2.071 të infektuar nga Covid në Maqedoninë e Veriut dhe 9 humbje jete

Lapsi.al 21 January 2022
2.071 të infektuar nga Covid në Maqedoninë e Veriut dhe 9 humbje

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 2.071 të infektuar nga 6.010 teste të kryera. Nga numri total i rasteve të reja (2071), janë regjistruar 275 riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.450 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 humbje jete: 4 të vdekur nga Shkupi (66, 70, 85 dhe 91), 2 nga Velesi (54, dhe 89) dhe një i vdekur nga Gjevgjelia (59), Struga (86) dhe Dellçevëa (61).

Po ashtu janë regjistruar edhe dy të vdekur nga Shkupi (88 dhe 84) me datë 05.01.2022 dhe 20.01.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 252.947, numri i të shëruarve është 225.056, numri i të vdekurve është 8.177, ndërsa numri i rasteve aktive është 19.714.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI