Flash

Dëbora në qarkun Korçë, ARRSH apel shoferëve: Lëvizni me goma dimërore

Lapsi.al 21 January 2022
Dëbora në qarkun Korçë, ARRSH apel shoferëve:

Korça është një ndër qarqet që është përfshirë nga reshjet e dendura të borës gjatë orëve të fundit duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

Autoriteti rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social ka dhënë detaje në lidhje me situatën e rrugëve në qarkun e Korçës.

Ndër të tjera ARRSH bën apel shoferëve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të mos lëvizin pa goma dimërore dhe zinxhirë.

“Në segmentin rrugor Qafë Qarri- Korçë-Dardhë-Voskopojë ka pasur reshje e bore me intensitet mesatar.

Mjetet borëpastruese janë në terren për të bërë pastrimin e plotë të aksit dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullimi kryhet pa probleme .

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, pasi priten temperatura të ulëta, të respektojnë sinjalistikën rrugore ?? të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore “, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI