Flash

Ministrja gjermane: Po bëjmë maksimumin për të mënjanuar pengesat e fundit për hapjen e negociatave

Lapsi.al 21 January 2022
Ministrja gjermane: Po bëjmë maksimumin për të

Anna Lührmann, ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, shpjegon në një intervistë ekskluzive me DW prioritet e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor. Sipas ministres, negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të hapen sa më shpejt.

"Po bëjmë maksimumin për të mënjanuar pengesat e fundit" - tha mes të tjerash ministrja.

Pjesë nga intervista: 

Një ditë para jush, kishte qenë në Shqipëri presidenti turk. Kryeministri shqiptar e quajti atë një njeri që mban fjalën, duke lënë të nënkuptojë se BE-ja nuk e mban premtimin. Kishte pak të drejtë, apo jo?

Është shumë e rëndësishme për mua që ne si Bashkim Evropian të mbajmë premtimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Prandaj duhet të hapen sa më parë negociatat e anëtarësimit. Ne po bëjmë maksimumin për të mënjanuar pengesat e fundit. Jam shumë e sigurt se së shpejti do të kemi përparime.

Ju keni thënë se rruga drejt integrimit kalon nga reformat. Dhe mendoj se kjo vlen sidomos për Shqipërinë. Për cilat reforma folët në Tiranë?

Të gjithë e dimë se anëtarësimi në BE kërkon përmbushjen e shumë kushteve. Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut, kanë bërë përparim të madh, sidomos në fushën e reformës në drejtësi. Në Shqipëri është vërtet e rëndësishme që të ecet përpara me procesin e vettingut, për çka nevojitet edhe ndihma e opozitës. Për këtë çështje biseduam, por në përgjithësi, e urova Shqipërinë edhe për vendosmërinë, me të cilën ajo ka zbatuar reformat në vitet e fundit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI