Flash

Paloka zbulon prapaskenat: Si e rritëm pjesëmarrjen në zgjedhjet që Basha mori PD-në

Lapsi.al 24 January 2022
Paloka zbulon prapaskenat: Si e rritëm pjesëmarrjen në zgjedhjet

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka bërë një sqarim të disa deklaratave të bëra pak ditë më parë duke u shprehur se “nuk kam thënë që do të tërhiqet nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së”.

“Kam thënë që do të rri pak më i tërhequr. Ky vendim edhe për ndihmën që i kam dhënë Lulzim Bashës për tu zgjedhur kryetar pak muaj më parë.

Ditën e zgjedhjeve pjesëmarrja ishte shumë e ulët. Kjo edhe për shkak të zhgënjimit që demokratët kishin pas humbjes në zgjedhje.

Ne vendosim t’i bënim një favor Lulzim Bashës. Unë dhe drejtues të tjerë dhe kemi marrë kryetarët e degëve të rretheve në telefon dhe u kemi kërkuar që të rritet pjesëmarrja.

Ne u kemi kërkuar që ata të nxjerrin njerëzit në votime në fakt. Ishte jo e drejtë sepse ata që nuk kishin dalë deri atëherë nuk do dilnin të votonin.

Ne ju thamë kryetarëve në rrethe që të nxisnin njerëzit për të dalë. Ata duke mos pasur mundësi të nxirrnin njerëzit, mund të kenë rritur fiktivisht numrin në letra.

E pranoj. Edhe unë kam kërkuar që të votohej për Lulzim Bashën dhe ndaj ka vendosur që të rri pak më i tërhequr” – tha Paloka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI