Flash

“Nuk e shes besën e babës”/ Zbardhen mesazhet e 17-vjeçarit që vrau fqinjin në Lezhë

Lapsi.al 25 January 2022
“Nuk e shes besën e babës”/ Zbardhen mesazhet e

Zbulohen detaje të reja se si 17-vjeçari Florian Përvathi e kishte rrënjosur prej kohësh dëshirën e tij për hakmarrje për vrasjen e babait të tij. Ngjarja ndodhi në 2009-ën kur ai ishte vetëm 4 vjeç dhe babai i tij Gjon Përvathi u vra në derë të shtëpisë nga fqinji i tyre Ndue Lekgjonaj pas një sherri banal për bllokimin e rrugës.

Në tentativë për t’u larguar Lekgjonaj aksidenti me makinë edhe vëllain e Florianit. Tragjedia u bë edhe më thellë pasi nëna e tij kur pa bashkëshortin e vrarë dhe djalin e aksidentuar helmoi veten. Floriani u rrit jetim nga gjyshërit, por nëse sheh rrjetet e tij sociale duket se janë të mbushura me citime për një hakmarrje që ziente.

[caption id="" align="alignnone" width="420"]Autori iu fut në oborrin e shtëpisë! Kjo është arma që u përdor për vrasjen  në Lezhë – Dosja AL Arma e Florianit[/caption]

Të hënën ai qëlloi me një pistoletë Lek Lekgjonajn, vëllain e personit që i kishte vrarë të atin. Më pas u dorëzua në polici duke u shprehur: “Unë e bëra. Ja ku më keni”.

“Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë” – shkruante Floriani në rrjetet sociale ku shihen edhe pasionet e tij për muzikën dhe pikturën.

Ai publikonte edhe këngë të ndryshme, mesazhi i të cilave ishte si më poshtë:

“S’jam ai tipi që e pi. S’jam ai tipi që e shes besën që ia kam dhënë babës. Nuk e thej deri sa të vdes. E nëse vdes diku qaty në Mercedes se dreqi më tha në ondërr ke me vdek. I ri ia nisa t’u kesh thash moti e di kur des mos qaj. Po falendero Zotin që njëherë unë ekzistova”.

Në postimet e tjera i mituri shihet teksa udhëton me makinë dhe shfaqet në shoqërinë e miqve të tij.

Kryetari i misionit të pajtimit të gjaqeve në Lezhë, Pjetër Gjoka, tha se i njeh shumë mirë dy familjet.

“Disa media thonë se kanë qenë pajtuar. Jo nuk është e vërtetë. Ne kemi ndërhyrë me ato mundësi që kemi pasur, pasi s’ka pasur palë. Fëmijët ishin të vegjël, bashkëshortja u vetëvra dhe s’kishim me kë komunikonim. Pas 4-5 ditësh kur ndodhi ngjarja, më tha se çfarë të bëj unë; i thash ki kujdes se ngjarja është e rëndë.

I ndjeri më thoshte; skam faj, s’kam pse druaj. Por ç’e do, nuk funksione gjërat kështu. E kam takuar para nja dy muajsh. S’kishte shqetësim. Vëllai i viktimës së sotme, ka mbaruar dënimin, 4-5 vite burg. Ai ndodhet jashtë shtetit. S’kishte mundësi që të merrte kush përsipër që të bëhej pajtimi. Deri në moment që ndodhi, askush se ka pritur” – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI