Flash

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset shoferja

Lapsi.al 26 January 2022
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset shoferja

Një aksident është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës ditën e sotme, ndërsa një shtetase duke drejtuar mjetin e saj ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë ka mbetur e dëmtuar vetë ajo dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 26.01.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasja S. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI