Flash

Meta zbulon hapin e radhës: Çfarë do bëj nëse më shkarkon Gjykata Kushtetuese

Lapsi.al 26 January 2022
Meta zbulon hapin e radhës: Çfarë do bëj nëse më

Presidenti, Ilir Meta gjatë një interviste për Euronews Albania ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin në rast se Gjykata Kushtetuese njeh shkarkimin e tij nga Parlamenti.

“Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem” - tha Meta duke shtuar se çështjen do ta ankimojë në gjykata evropiane pa bërë specifikime.

Presidenti tha se nuk do të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij por shtoi se do të dërgojë përfaqësues ligjor dhe nuk do ta bojkotojë seancën.

“Gjykata Kushtetuese mund të shprehet dhe tani për shkarkimin e Presidentit, thjesht për dhënien e një interviste tek një gazetar dhe një televizion privat që nuk mbështet qeverinë.

Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore” – tha Meta.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të merret më 1 shkurt.

Presidenti Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim.

Shkak për shkarkimin e tij u bë ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale dhe caktimi i një date tjetër pasi opozita bojkotoi pjesëmarrjen në zgjedhjet e kaluara lokale.

Një komision parlamentar hetimor i ngritur nga mazhoranca socialiste gjeti disa shkelje të Kushtetutës nga Meta, ku thuhet se gjithashtu ka marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Të këshilluara

Durrës, plagoset me thikë një i ri

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në qytetin e Durrësit. Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.17 të këtij qy...

19:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI