Flash

Durrës, plagoset me thikë një i ri

Lapsi.al 26 January 2022
Durrës, plagoset me thikë një i ri

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në qytetin e Durrësit. Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.17 të këtij qyteti, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E.H., 20 vjeç, ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin D.S., 23 vjeç.

Nga i njëjti burim mësohet se 23 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e plagosjes, të cilin e ka shpallur në kërkim.

Po ashtu, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

Të këshilluara

Pritshmëritë nga qeveria e re gjermane

Një nga ngjarjet më të shënuara të vitit 2021 është padyshim përmbyllja e epokës 16-vjeçare të Angela Merkelit dhe zgjedhja e Olaf Scholz si kancelar i Gjermani...

19:21

Aksident në Durrës, një i plagosur

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin Fllakë- Xhavzotaj Durrës, ku një mjet ka përplasur një motomjet. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar...

18:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI