Flash

‘Lisa’ kushton 20 mijë lekë, ‘Riku’ 8 mijë lekë, Policia nxjerr në shitje qentë

Lapsi.al 27 January 2022
‘Lisa’ kushton 20 mijë lekë, ‘Riku’ 8

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshjave të ndryshme.

Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të tjerët në vitin 2020. Ofertat nisin nga 8 mijë lekë për qentë më të vjetër deri në 20 mijë lekë për më të rinjtë. Ankandi nis me qenin me emrin “Lisa” dhe oferta fillon nga 20 mijë lekë, ndërsa qeni me emrin “Lukas” për shembull është më i vjetër dhe ofertat nisin nga 8 mijë lekë.

Nga lista duket se policia është duke shitur të gjithë ekipin e qenve që kanë në dispozicion, ndërsa mbetet për t’u parë se cilët do të jenë hapat për zëvendësimin e tyre./ Abc

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI