Flash

"Non grata-t nuk i kanë hije Kuvendit"/ Balla: I kënaqur që Shkodrën do ta marrë Partia Socialiste

Lapsi.al 27 January 2022
"Non grata-t nuk i kanë hije Kuvendit"/ Balla: I kënaqur

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Tauland Balla ka deklaruar se një person i shpallur non grata nuk duhet të ishte në sallën e Kuvendit. Nga foltorja, Balla ka thënë se nuk i ka hije parlamentit që të pranojë dikë që është i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër të tjera Balla ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me kërkesën e këtij të fundit për furnizim të Ukrainës me municione shqiptare për t’u përballur me Rusinë. Balla tha se Shqipëria do të rreshtohet përkrah aleatëve të NATO-s.

"I vetmi deputet non grata nga SHBA duhet të mos ishte në këtë sallë. Sa i përket çështjes së fishekëve gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, ne shqiptarët e dimë sesi u shitën fishekët që shkaktuan edhe tragjedinë e Gërdecit, pro falë drejtësisë së re uroj të gjendet pronarët e asaj fabrike vdekje në Gërdec. Qëndrimi i Shqipërisë është i koordinuar me SHBA-në. Prezenca e Shqipërisë në kuadër të NATO-s do të jetë gjithmonë si një aleat i besueshëm. Pozicioni i Shqipërisë është i qartë."- tha Balla. 

Po ashtu, deputeti socialist ka folur në lidhje me zgjedhje që do të mbahen në 6 mars, duke shprehur kënaqësi që sipas tij bashkia e Shkodrës do të ketë një kryetar nga  radhët e Partisë Socialiste.

Ç’ju ka gjetur ju, mos e gjettë askënd. Ne kemi detyra të tjera. I kënaqur që PS do të marrë qeverisjen e Shkodrës se të tjerat patjetër që do t’i marrim”, deklaroi Balla. 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë pritet të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferikë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme. Mot...

07:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI