Flash

Shfaqet problemi i parë që bllokon hekurudhën nga Shqipëria për në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 27 January 2022
Shfaqet problemi i parë që bllokon hekurudhën nga Shqipëria

Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë dhe Infrastrukturave, Hari Llokvenec në Alsat është shprehur se pavarësisht komunikimit të mirë me kolegët e tij nga Shqipëria, sfida e ndërtimit të hekurudhës drejt Shqipërisë është pjesë e infrastrukturën e nevojshme që mund të rrezikonte ekosistemin e liqenit.

“Për hir të së vërtetës, problemi nuk është tek ne, nuk është në anën maqedonase, por është në pjesën shqiptare, në stacionin kufitar që gjendet në Lin, në brigjet e liqenit të Ohrit dhe problemi nuk është në afërsi të hekurudhës deri në breg, por kërcënimet nga ndërtimi i një qendre logjistike e cila në të ardhmen është kërcënim për ekosistemin në raport me liqenin e Ohrit, që është një nga shqetësimet e UNESCO-s”, tha Llokvenec.

Kujtojmë që ndërtimi i një hekurudhe të tillë është kërkuar edhe nga BE pasi lidh të gjithë korridorin strategjik nr.8 që gjendet në Ballkan. Ndërsa zbatimi i këtij projekti duket ende i largët.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë pritet të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferikë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme. Mot...

07:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI