Flash

Gazit lotsjellës më 8 janar/ Grupi i Sali Berishës padit në Prokurori Sokol Bizhgën

Lapsi.al 28 January 2022
Gazit lotsjellës më 8 janar/ Grupi i Sali Berishës padit në

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka paditur në Prokurori kreun e Forcave Operacionale në polici, Sokol Bizhgën për shpërdorim detyre në përdorimin e gazit lotsjellës gjatë protestës së 8 janarit në Selinë Blu.

Sipas grupit të ish-kryeministri Sali Berisha, me sasinë gazit lotsjellës të hedhur gjatë protestës, policia rrezikoi shëndetin e protestuesve.

Prej sasisë së konsiderueshme të gazit lotsjellës që u hodh, një numër i madh protestuesish u panë duke u shpërndarë nëpër Lanë në përpjekje për të marrë veten. Godina e PD-së dhe të gjitha hyrjet e saj u rrethuan nga policia pas thirrjes që Lulzim Basha i bëri për të ndërhyrë.

Më herët gjatë ditës, grupi i Berishës ka paditur në SPAK, Spartak Brahon për shkak të një deklaratë të bërë prej tij pak para protestës së 8 janarit në oborrin e PD-së.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI