Flash

Merr kthesë moti në fundjavë, acari i lë vendin shiut (Parashikimi)

Lapsi.al 28 January 2022
Merr kthesë moti në fundjavë, acari i lë vendin shiut

Pas ditëve të acarta që përfshinë vendin tonë për plot një javë, në fundjavë pritet të rikthehet shiu.

Kështu bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në parashikimin e motit për fundjavën.

"Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, lokalisht në jug me intensitet deri mesatar.

Në zonat malore reshje bore.

Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e para të mëngjesit më tej moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Dita e diel pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme, por më të ftohta. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare këto kryesisht përgjatë relieveve malore." 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI