Flash

Meta i tregon Biden macen e tij, por i fsheh emrin rus Sasha

Lapsi.al 28 January 2022
Meta i tregon Biden macen e tij, por i fsheh emrin rus Sasha

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden kanë shtuar një mace në familjen e tyre të kafshëve shtëpiake. Emri i saj është Willow dhe është një mace 2-vjeçare, nga Pensilvania. Emri i maces është vendosur nga zonja e parë për shkak të vendlindjes së saj Willow Grove.

Presidenti amerikan e ka postuar foton e maces në Twitter ku ka marrë edhe vëmendjen e presidentit shqiptar Ilir Meta. Ky e ka uruar Biden për pjesëtaren e re në Shtëpinë e Bardhë fillimisht duke ripostuar Twitter-in e presidentit amerikan dhe më pas duke ndarë edhe foton e maces së tij Sasha me mesazhin: “Përshëndetje nga Shqipëria”.

"Problemi" i vetëm është se emri i maces së Metës që tingëllon shumë rus për Biden në këto kohë marrëdhëniesh të acaruara mes Moskës dhe Uashingtonit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI