Flash

Berisha: Balla, Veliaj dhe Basha patën një “Luca party”

Lapsi.al 31 January 2022
Berisha: Balla, Veliaj dhe Basha patën një “Luca party”

Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj; kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, Endri Fuga dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë takuar së bashku në resortin e “Fish City” të biznesmenit Gjergj Luca.

Berisha ka shtuar se mes tyre ka pasur një marrëveshje zotërinjsh, por nuk ka bërë me dije detaje të tjera.

“Deklaratat ia shkruan Fuga PD-së. Ka një lloj rigrupimi, Balla, Veliaj, Fuga kanë një dashuri të veçantë me Bashën. Keni dëgjuar për “Luca party” ka qenë një takim i raportuar, një “gentleman agreement”, për të mbajtur njëri-tjetrin.

Nuk është rastësi, është përpjekje e vogël… Mbështetja e guvernatores (nënkupton ambasadoren Yuri Kim) që i jep Lul Bravës, është dëm sepse po mbështet një politikan të ri,” - u shpreh Berisha.

Edhe në të kaluarën Berisha ka folur për një takim mes Bashës, Veliajt dhe Ballës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI