Flash

Kryemadhi: Këshillimi Kombëtar është propagandë për të mbuluar zullumet e qeverisë

Lapsi.al 31 January 2022
Kryemadhi: Këshillimi Kombëtar është propagandë

Përmes një postimi në Facebook, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shkruan se propaganda e Edi Ramës me emrin 'Këshillim Kombëtar' do të ketë të njëjtin fat dështues si dialogu farsë për universitetin. Sipas saj, Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale. Faktet flasin me qartë se sloganet.

"Propaganda e Edi Ramës me emrin 'Këshillim Kombëtar' do të ketë të njëjtin fat dështues si dialogu farsë për universitetin. Shumë zhurmë për asgjë, sa për të mbuluar zullumet e qeverisë. Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale. Faktet flasin me qartë se sloganet! Miratimi sa më parë i një ligji evropian për referendumet është domosdoshmëri për rikthimin e sovranitetin tek qytetarët. Vetëm shprehja e vullnetit përmes referendumit, i cili kthehet në një vendimmarrje detyruese për t'u zbatuar, është Këshillimi Kombëtar i vërtetë që meritojnë shqiptarët. Sapuni për djathë nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët", shkruan Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI