Flash

"Negociata me PD-në për reformën zgjedhore?"/ Balla: Zgjatja e organeve të Vetting-ut është domosdoshmëri

Lapsi.al 31 January 2022
"Negociata me PD-në për reformën zgjedhore?"/ Balla:

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Tauland Balla ka folur këtë të hënë përpara mediave në lidhje me negociata të mundshme me Partinë Demokratike sa i takon objektit të mandatit komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Sipas socialistit kjo nuk është një çështje politike, por një detyrim për Shqipërinë.

“Unë e kam thënë disa herë që kemi një qasje dhe diskutim me grupin parlamentar të PD zyrtare për të gjetur formulimet e sakta sa I përket objektit të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Formulimi i objektit të punës është shumë i rëndësishëm. Ne duam të ruajmë të njëjtin përcaktim si në komisionet e kaluara të reformës që kanë të bëjnë me hartimin e ligjit zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE. Ky është një detyrim që Shqipëria ka edhe për procesin e integrimit europian.

Këto negociata me opozitën nuk kanë lidhje me asgjë tjetër. Unë nuk hyj në asnjë përgjigje për pyetje që nuk kanë të bëjnë me thelbin e çështjes. Sa i përket detyrimit të Kuvendit për të zgjatur vettingun, kjo nuk është çështje e diskutimit politik”, deklaroi Balla.

Gjatë prononcimit për media, Balla u ndal edhe te zgjatja e mandatit të organeve të Vetting-ut. Kreu i grupit parlamentar e konsideroi këtë të fundit një domosdoshmëri.

"Iniciativa për organet e vettingut nuk është e PS por domosdoshmëri për ta çuar përpara këtë proces. Vetëdija dhe përgjegjësia e secilit prej deputetëve që të jemi në sallën e Kuvendit dhe ta votojmë", tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI