Flash

Mbi 40 cm trashësia e dëborës në Dibër, disa rrugë të bllokuara

Lapsi.al 1 February 2022
Mbi 40 cm trashësia e dëborës në Dibër, disa rrugë

Vijojnë reshjet e dëborës në Qarkun e Dibrës. Trashësia në qytet varion deri në 20 cm, ndërsa në zonat e thella kalon 40 cm. Gjatë orëve të pasdites është bërë e mundur hapja e baypasit të Murrizit, 4 mjete borëpastruese kanë bërë pastrimin dhe kriposjen e rrugës, në momentet që flasim kalimi bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë, më i vështirë është segmenti nga Cereni deri në Vasie pasi fryn erë dhe mbush trupin e rrugës me borë duke vështirësuar punën e borëpastrueseve.

Aksi Peshkopi – Qafë Draj – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë pasi bora ka zënë rrugën e ngrirë në disa segmente dhe ka rrezik për rrëshqitje.

Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë pasi nga Ostreni drejt Klenjës ka trashësi bore mbi 40 cm.

Një pjesë e rrugëve Rurale janë të hapura, por vijojnë të jenë të bllokuara rrugët lidhëse të fshatrave mes tyre dhe me qendrat e njësive administrative.

Problematike është situata në Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Sllovë, Kala e Dodës në Dibër, ndërsa në Bulqizë Njësitë Krastë, Ostren, Trebisht dhe disa fshatra të Zerqanit.

Si pasojë e reshjeve të borës dhe erës së fortë janë dëmtuar shtylla dhe përcjellësa elektrik. Janë pa energji elektrike 8 fshatra në Lurë, fshatrat e Kalasë së Dodës, dhe një pjesë e Sllovës. Energjia mungon edhe në Njësinë Ostren dhe Krastë në Bulqizë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI