Flash

Kriza në Mal të Zi/ Gjukanoviç: Qeveria e pakicave nuk është zgjidhja më e mirë, por ne do ta mbështesim

Lapsi.al 1 February 2022
Kriza në Mal të Zi/ Gjukanoviç: Qeveria e pakicave nuk

Kreu i Partisë Socialdemokrate dhe presidenti malazez, Milo Gjukanoviç konfirmoi se partia që udhëheq do të votojë për modelin e qeverisë së pakicës. Kuvendi malazez pritet të mbajë një seancë parlamentare gjatë këtij muaji për shkarkimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Zdravko Krivokapiç.

“DPS është gati të votojë për qeverinë e pakicës, sepse kjo është zgjidhja më e mirë se situata katastrofike në të cilën Mali i Zi është në krye të qeverisë aktuale”, tha ai. Në një intervistë për agjencinë MINA, Gjukanoviç tha se ai e konsideron qeverinë e pakicës si alternativën më të keqe ndaj asaj aktuale, por, siç tha ai, për momentin nuk ka gatishmëri të subjekteve parlamentare për të mbështetur zgjidhje të tjera.

Ai beson se qeveria minoritare duhet të zgjasë një vit dhe se është shumë e rëndësishme të përcaktohen prioritetet me të cilat do të merret në atë periudhë. Ndryshe, qeverinë e pakicës e mbështet edhe politikani shqiptar dhe lideri i URA-s, Dritan Abazoviç.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI