Flash

Reshjet e borës izolojnë pesë fshatra në Skrapar, në Poliçan disa zona pa energji elektrike

Lapsi.al 1 February 2022
Reshjet e borës izolojnë pesë fshatra në Skrapar, në

Reshjet e dëborës që vijojnë të bien që prej natës së djeshme kanë bllokuar disa fshatra malore në rrethin e Skraparit.

Sipas informacioneve të marra bëhet me dije se në disa zona rreth Tomorrit trashësia e dëborës ka arritur në 25-30 cm.

Edhe pse raportohet se të gjitha akset nacionale të qarkut të Beratit janë të hapura dhe me qarkullim të pandërprerë, 5 fshatra rreth Tomorrit janë të izoluara nga dëbora që prej mëngjesit të sotëm.

Fshatrat Gjerbës, Qafë Dëvri, Leshnje, Gërdec dhe Zaloshnje janë të izoluar nga dëbora, ndërkohë që fshatrat Potom, Gjerbës, Leshnje e Tomorr në bashkinë Skrapar dhe fshatrat: Tomorricë e Karakanjoz në bashkinë Poliçan janë pa energji elektrike prej disa orësh.

Burimet zyrtare nga OSHEE-ja Berat konfirmojnë se të gjitha ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në të gjitha zonat ku ka probleme me ndërprerjen e energjisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI