Flash

Mustafaj: Basha të ndalë demagogjinë, Berisha synon Durrësin dhe Shkodrën

Lapsi.al 2 February 2022
Mustafaj: Basha të ndalë demagogjinë, Berisha synon Durrësin

Si Sali Berisha ashtu edhe Lulzim Basha, zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit nuk i kanë cilësuar si test apo si një mënyrë për të matur forcat. Megjithatë, analisti Besnik Mustafaj, i ftuar në “Radari Informativ” në ABC thotë se rezultatet, cilado qofshin ato, do të përdoren për retorikë nga të dyja palët.

Në fund, sipas tij, dëmin do ta pësojnë demokratët.

Deklaratat e kryedemokratit Basha që sot tha beteja për Berishën “ka qenë për ta dorëzuar PD-në tek LSI-ja, analisti i cilësoi si broçkulla. Përtej anës ligjore apo formaliteteve, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” për Musfatajn e kryen fare mirë funksionin e tij pasi në marrëveshje caktohet qartë se kush do ta udhëheqë.

“Ai (Basha) luan kot me këtë demagogji në mungesë të argumenteve politikë.”

Duke u kthyer tek 6 Marsi, Besnik Mustafaj u shpreh i bindur se në Shkodër dhe në Durrës mund të dalin fitues kandidatët e Komisionit të Rithemelimit, Bardh Spahia dhe Ardian Muka.

“Fijet e Simpatisë për Berishën veprojnë. Në Shkodër do të jetë vendimtare analiza që do t’u bëhet 3 kandidatëve. Shkodrën do ta marrë Shtëpia e Lirisë. Jam i bindur me aq sa e njoh Shkodrën. Edhe në Durrës ka shanse Muka, ish-nënkryetar i PD, është një burrë me integritet të lartë.” /abcnews.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI