Flash

Parandalohet konflikti në një familje në Bulqizë, arrestohet i riu

Lapsi.al 5 February 2022
Parandalohet konflikti në një familje në Bulqizë, arrestohet

U konfliktua dhe ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet konflikti i mëtejshëm dhe vihet në pranga autori.

Në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë nga shtetasja me inicialet N. M. e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi vëllai po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ndaj prindërve. Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku është bërë i mundur parandalimi i konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin I. M., 31 vjeç, banues në Martanesh, Bulqizë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Moti për sot, diell dhe rritje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë ...

08:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI