Flash

Zëri i Amerikës: Pse ndryshojnë dokumentat e kuvendit dhe akuza për falsifikim nga Meta

Lapsi.al 7 February 2022
Zëri i Amerikës: Pse ndryshojnë dokumentat e kuvendit dhe akuza

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese mbylli sot seancën dëgjimore lidhur me shqyrtimin e vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Përfaqësuesit e shumicës i qëndruan pozicionit se Kreu i Shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën para dhe pas procesit zgjedhor të 25 prillit. Ndërsa këshilltarët ligjor të presidentit, vunë theksin te shkeljet e shumta proceduriale që sipas tyre e bëjnë të pavlefshëm të gjithë procesin, raporton Zëri i Amerikës.

Sipas VOA, gjatë ndërhyrjes së tyre në seancën e sotme, këshilltarët e zotit Meta i kushtuan vëmendje një kopje të re të urdhrit për thirrjen e seancës parlamentare të datës 7 maj, e cila miratoi raportin e Komisionit të Ligjeve lidhur me nismën e deputetëve për të hapur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit.

Ndërsa urdhri për thirrjen e seancës, sipas variantit në faqen zyrtare, është i datës 6 maj, shkresa e re, ishte kopje e këtij urdhri, por me datën 5 maj, datë e cila do të rrëzonte pretendimin se seanca ishte thirrur në kundërshtim me rregulloren që parashikon një afat 48 orësh.

Përfaqësuesit e zotit Meta folën për një manipulim, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të verifikojë vërtetësinë e shkresës: “Qoftë në këtë formë siç e çon parlamenti, që ka një ndërhyrje, qoftë në këtë formën tjetër, që është realja, siç është publikuar, qëndrimet e presidentit qëndrojnë të bazuara. Seanca plenare është caktuar në më pak se 24 orë kohë, ndërkohë që detyrimi është 48 orë. Në rendin e ditës, nuk kanë qenë të përfshira dy akte, por vetëm një akt, një shkelje tjetër kjo më shumë e parlamentit vetëm e vetëm, e diktuar përmes vullnetit politik, për të arritur në ngritjen e një komisioni që nuk mund të funksiononte sipas kushtetutës dhe ligjeve për komisionet hetimore”, deklaroi zoti Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i zotit Meta.

Një tjetër element që e bën të dyshimtë shkresën e re të parlamentit është dhe fakti që në datë 5 maj, Komisioni i Ligjeve nuk e kishte miratuar ende raportin mbi kërkesësn e deputetëve, gjë të cilën e bëri një ditë më pas, në 6 maj, raporton VOA.

Zoti Meta njoftoi sot se do të bëj kallëzim në prokurori ndaj parlamentit për falsifikim të provave.

Të këshilluara

Aksident në Korçë, plagosen dy të rinjtë

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në rrugën Korçë-Drithas. Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy të rinj. Gru...

19:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI