Flash

Dyshonte se e tradhtonte, ky është burri që vrau gruan në Fier dhe tentoi ta mbulonte ngjarjen si vetëvrasje

Lapsi.al 8 February 2022
Dyshonte se e tradhtonte, ky është burri që vrau gruan në

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Fier, ku 56-vjeçari Petrit Mamaj, për motive banale ka vrarë me thikën e bukës bashkëshorten e tij, Valdete Mamaj.

Mësohet, se ngjarja fillimisht është raportuar si vetëvrasje, ndërsa në trupin e gruas është konstatuar një plagë në shpinë dhe disa shenja në pjesë të tjera të trupit. Uniformat blu kanë marrë njoftim nga vëllai i Petritit, me profesion police.

Pas grumbullimit të provave është thërritur për të dhënë dëshminë e tij para hetuesve edhe i shoqi i gruas. Pas disa orë marrjesh në pyetje, ai ka pranuar se e ka vrarë ai të shoqen, duke shtuar më tej se dyshonte se e shoqja e tradhtonte, ndaj për këtë arsye ka kryer aktin e rëndë.

Sipas fqinjëve, çifti nuk ka pasur probleme, ndërsa një ditë më parë është larguar nga banesa drejt Gjermanisë djali i tyre. Mësohet se viktima punonte shitëse në një dyqan në qytetin e Fierit, ndërsa bashkëshorti i saj ishte punonjës në shërbimet komunale.

Të këshilluara

Plehrat, gjobitet kryebashkiaku i tretë

Një tjetër kryetar bashkie është gjobitur për mos menaxhimin e mbetjeve në terren, të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka g...

16:40

Vrasja e gruas në Fier, detaje nga policia

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sheq i Madh, në Fier, ku u raportua se një 50-vjeçare ka vrarë veten me thikë...

14:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI