Flash

Një tjetër sukses për Mahmood dhe Blanco pas triumfit në Sanremo

Lapsi.al 8 February 2022
Një tjetër sukses për Mahmood dhe Blanco pas triumfit në

Festivali “Sanremo 2022” përfundoi me fitoren e Mahmood dhe Blanco, të cilët arritën që të pushtonin publikun emocionalisht me këngën e tyre “Brividi”.

Direkt me daljen e duos kënga u bë një ‘hit’ i vërtet dhe u pëlqye pothuajse nga të gjithë, duke e televotuar dyshen deri në fitore.

Kështu që, kur t’ju themi se kënga e tyre është debutimi më i dëgjuar në Spotify, nuk do të habiteni. Për të qenë më të saktë, kënga grumbulloi 3,384,192 transmetime në 24 orë, duke u kthyer në një ndër këngët më të klikuara në tabelën globale të platformës, midis datave 4 dhe 6 shkurt.

E gjithë dhjetëshja e parë e Spotify është zënë tërësisht nga këngët e “Sanremo”-s, por të dhënat në lidhje me Mahmood dhe Blanco bazohen në ritme krejtësisht të ndryshme, ritme që kanë bërë që “Brividi” të zërë vendin e pestë gjithashtu në klasifikimin global, ose këngët më të dëgjuara në botë.

Rikujtojmë se teksa Mahmood është një personazh i njohur për “Sanremo”-n dhe “Eurovision”-in pas këngës së tij shumë të njohur e të pëlqyer “Soldi”, këngëtari tjetër i dyshes, Blanco, është një emër i ri për arenën ndërkombtare.

Ai është vetëm 19 vjeç dhe ka arritur të ketë një sukses të jashtëzakonshëm në klasifikimet më të rëndësishme italiane, sidomos me këngën e tij “Mi fai impazzire”.

Të këshilluara

Meta: Rama e përdorte Tahirin për shantazhe

Presidenti Ilir Meta thotë se nuk ka asnjë problem me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Në një intervistë në Syri Tv, Meta deklaron se i ka thënë Ramës...

22:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI