Flash

Rama i gjen punë ish-deputetes, e rikthen sërish si zv.ministre në po të njëjtën ministri

Lapsi.al 9 February 2022
Rama i gjen punë ish-deputetes, e rikthen sërish si zv.ministre

Artemis Malo, kandidatja e PS-së për deputete në qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë zv.ministrja e re e Jashtme. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë. Malo ka qenë gjithashtu deputete e Kuvendit në legjislaturën e kaluar. Përpara se të merrte mandatin ajo mbante po të njëjtën detyrë në kabinetin qeveritar, zv.ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nëse më parë zevendësonte Gent Cakajn, tani thjesht do jetë zëvendësja e Olta Xhaçkës.

VENDIMI

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Znj. Artemis Malo emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Të këshilluara

Arrestohen 7 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, dhe proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. ...

12:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI