Flash

Ish-presidenti i Kroacisë viziton sot Prishtinën

Lapsi.al 12 February 2022
Ish-presidenti i Kroacisë viziton sot Prishtinën

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq sot do të qëndrojë në Prishtinë. Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një njoftimi drejtuar mediave ka bërë të ditur se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të takohet me ish-presidentin e Kroacisë.

Takimi do të zhvillohet në kabinetin e kryetarit të Kuvendit në ora 11:00.

Mesiq shërbeu si president i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010. Gjithashtu, ishte një nga figurat më të zëshme në Ballkan pro pavarësisë së Kosovës.

Njoftimi i Kuvendit:

Agjenda e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për ditën e shtunë, 12 shkurt 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI