Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Vrasja në Shkodër/ 47-vjeçari u ekzekutua në lokal nga një person i maskuar

Lapsi.al 13 February 2022
Vrasja në Shkodër/ 47-vjeçari u ekzekutua në lokal nga

Policia e Shkodrës ka dhënë disa detaje nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Grudë e Re.

Uniformat blu thonë se “rreth orës 19:15 në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve” – thuhet në njoftimin e policisë.

Lapsi.al mëson se viktima është Prek Tonaj, aktualisht punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Shkodrës. Autori i maskuar është afruar dhe ka hapur zjarr me kallashnikov.

Viktima është arrestuar një herë në vitin 2011 pasi së bashku me 2 persona të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen. Ishte policia e Shkodrës që në atë kohë bëri të mundur parandalimin e vrasjes duke arrestuar Prek Tonajn, N.T.dhe N.P. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën që vjen

Rikthehet sërish dimri në vend. Sipas Shërbimit Meteorologjik, shiu dhe bora do të jenë të pranishëm në vend gjatë tre ditëve të para të javës, më intensive ...

16:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI